Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal, ku një 15 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.

Ai po punonte si ndihmës në një lavazh dhe ra në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë humbi jetën.

Sipas njoftimit të policisë u vu në pranga pronari i lavazhit ku punonte 15 vjeçari. Shtetasi A.H. 37 vjeç banues në Dimal u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftim i Policisë:

Dimal, Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H.