Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother” ndryshojnë dita ditës. Pavarësisht se djalit nga Kosova i erdhi pak ditë më parë e dashura në shtëpi, ai i ka kërkuar Rikes të flerë me të.
Rikja i rrëfen Edberit se i mungon shumë profesioni i saj që është parukeria dhe po shikon çdo natë ëndrra të çuditshme.
Ajo i lutet që ta ndihmojë dhe të lyej flokët e verdha, sepse ajo po ndihet shumë keq dhe është e trembur për këtë gjëndje që është krijuar.
Fakti që ajo nuk ka mundësi ta ushtrojë profesionin e saj i krijon këtë trysni dhe do ndihej më mirë nëse Edi do bënte një gjë të tillë për të.
Edi është dakort për një gjë të tillë, por kushti i tij është që të flenë një herë bashkë pasi ai ka shumë simpati për të.
Rikja gjendet e befasuar para një kushti të tillë dhe përpiqet ti argumentojë Edit që gjëndja e saj është shumë shqetësuese madje i lutet që ai këtë gjë mos ta diskutojë me askënd.
Madje ajo shton se as Elonës që e ka shumë shoqe aty brenda nuk i ka folur për këtë gjendje të keqe që ndodhet,transmeton bw.
Pasi Edberi vazhdon të këmbëngulë që nëse ai i lyen flokët Rikja duhet të flerë një natë me të, ajo e pranon me gjysëm zëri “propozimin” e Edit.
Megjithëse perpiqet me çdo kusht që t’ia kthejë mëndjen, është e pamundur.
Ajo i shprehet Edit se si shok që e konsideronte po e zhgënjen pak që nuk po e kupton problemin që ka Rikja.
Sipas saj Edi do të luajë me Riken nga mënyra se si ai i kërkon një gjë të kësaj natyre, sepse një gjë e tillë nuk është normale.





