Shefi i qeverisë Edi Rama dhe kryesuesi i listës së deputetëve të PS-së së Durrësit, Blendi Klosi, kanë përfunduar në kazanët e plehrave në Durrës.

Persona ende të paidentifikuar kanë shkruar emrat e kryeministrit dhe kryedeputetit  në kazanët e plehrave në qytetin e Durrësit.

Emrat e politikanëve shqiptarë kryesisht të maxhorancës u vendosën fillimisht në Tiranë në kazanët e plehrave javën e shkuar, menjëherë pasi parlamenti miratoi ligjin për importin e mbetjeve të riciklueshme në Shqipëri. Por edhe në Durrës ka nisur kjo “fushatë” reagimi.

Në kryeqytet reagimi i kësaj natyre erdhi nga një grup të rinj ambientalistë, ndërsa në Durrës, nuk është marrë përsipër ende nga ndonjë shoqatë. 

Qytetarët kanë parë mëngjesin e sotëm emrat e qeveritarëve në kazanët ku zbrazin plehrat që në mëngjes. 

K.H.