Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqet me bashkëshorten Linda Rama dhe presidentin amerikan Donald Trump, duke e shoqëruar me një koment ironik.
“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA”, shkruan Rama.
“Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit”-perfundon ai.





