Në kulmin e tensioneve dhe përplasjeve të dhunshme para Parlamentit, ku një efektiv policie mbeti i lënduar pas goditjes me gur, Dritan Goxhaj ka ndërhyrë për të qetësuar turmën.
Goxhaj iu drejtua protestuesve duke kërkuar të shmanget dhuna ndaj uniformave blu, me thirrjen e qartë. Aktvisti ka theksuar se objektivi i tyre është institucioni i Kuvendit dhe jo përballja me forcat e policisë.
“E kemi me parlamentin! Jo me gurë Policisë së Shtetit!. Jo me djemtë, jo me çunat, jo me policinë!”, u tha Goxhaj.





