Sipas rezultateve të publikuara nga agjensitë e lajmeve egjiptase, propozimet e presidentit Morsi bindshëm janë përkrahur nga popullata egjiptase.

Sipas rezultateve preliminare, 63,8% e popullatës egjiptase janë shprehur PRO propozimeve të kryetarit Muhamed Mursi, kurse kundër kanë qenë vetëm 36,2%.

Në datën e dytë për votime në referendum, rezultati ishte më bindës, ku 71% i përkrahën propozimet e krytarit, kurse 29% prej tyre ishin kundër, për dallim me datën e paër ku rezutlati ishte më i ngushtë, respektivisht 56,5% ndaj 43,5%.

Në këtë referendum iu mundësuar votimi edhe shtetasve egjiptas që jetojnë jashtë Egjiptit. Rezultatet e diasporës egjiptase gjithashtu ishin pro propozimeve të presidentit Mursi, ku 67,5% ishin pro, kurse 32,5% kundër.

Referendumi pasoi pas kundërshtimit të opozitës egjiptase për ndryshimet që i parashoi kabineti i presidentit Mursi, në lidhje me ndryshimet kushtetuese posaçërisht në çështjen e gjyqësisë, ku pas portestave të opozitare, presidenti shpalli referendumin.

Këto rezultate janë një mbështetje e madhe për politikën e Parrtisë për Liri dhe Drejtësi që fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare.