Edhe pse dhuroi një paraqitje të mrekullueshme në sfidën e fituar 4-0 ndaj Clermont, Kylian Mbappé nuk u ka shpëtuar kritikave në Francë. Lojtari i përfaqësueses franceze, protagonistët kryesorë në triumfin e radhës, por u kritikua për egoizmin e tepruar që shfaqi në të paktën dy raste.
Në vend që të pasonte për shokët e skuadrës, që ishin të pambuluar dhe mund të shënonin lehtësisht, tentoi vetë portën, por pa sukses.
I pari që reagoi kundër talentit francez ishte Sidney Govou. Ish-lojtari i Olympique Lyon publikoi një cicërimë rrjetet sociale me imazhin e rastit në të cilin Mbappé nuk bashkëpunon me Rafinhan.
Kritiku i dytë i ashpër ishte Lizarazu. Ish-futbollisti I kombëtares franceze foli në programin “Telefoot” për egoizmin e Mbappésë dhe Neymarit dhe çfarë mund të fitojnë ata si grup me Messin:
“Ajo që më bëri përshtypje kundër Reims ishte loja e Messit me prekjen e topit. Ai I bën shokët e tij të skuadrës të luajnë. Ajo që ne zakonisht nuk e shohim me Neymarin dhe Mbappenë.”
Egoizmi i Mbappesë, “lumë” kritikash për “yllin” e PSG-së
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
U dëmtua pas ndërhyrjes së një tifozi, Federico Gatti stërvitet veçmas grupit
Liqeni i Zyrihut arrin nivelin më të ulët në 75 vjet, thatësira e rëndë përfshin Zvicrën
Trazira në burgun e Diavatos në Selanik, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital
“A je gati të vdesësh?” Burri me maskë kukulle terrorizon banorët e Filadelfias, policia publikon pamjet





