Kompania e njohur turke në Shqipëri, Kurum International sha, degë e Kurum Holding, kërkon shpalljen e falimentimit në Gjykatën e Tiranës. Më 26 shkurt, përfaqësuesi ligjor i kompanisë Kurum International sha ka paraqitur padinë për të deklaruar kompaninë të falimentuar. Sipas padisë, thuhet se me falimentimin kërkohet riorganizimi i shoqërisë Kurum International sha, caktimi i administratorit të përkohshëm të falimentimit dhe marrja e vendimit për vetadministrim nga debitorët. Mësohet se shkak i padise ështe mosshlyerja e kredive miliona euro që kompania ka marrë. Burimet thonë se kjo padi do të shqyrtohet nga gjyqtarja e vetme Teuta Hoxha, e cila ka parashikuar datën 16 mars, ora 12:00, për zhvillimin e seancës së parë gjyqësore.
Ekonomi, turqit e Kurum International sha kërkojnë falimentin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
Partneri fle me shpinën nga ju? Ja çfarë mund të fshihet pas këtij pozicioni
Zelensky pret që lufta të vazhdojë edhe gjatë dimrit
Gazetarja pro-Putin rikthehet në ekranet franceze nga distanca, ministri Barrot: Jam zemërthyer





