182 mln euro investime buxhetore në 4-mujor, PPP-të, zgjedhjet, rindërtimi dhe bujqësia më të financuarat

04/06/2021 - 09:23

Një listë e detajuar e Ministrisë së Financave, ku raportohet përdorimi i fondeve buxhetore për investime, tregon se procesi i zgjedhjeve, projektet e koncesioneve, rindërtimi i pasojave të tërmetit, programet e subvencioneve për bujqësinë nga programi IPARD i Bashkimit Europian ishin më të financuarat.

Tabela e investimeve me të dhëna të zgjeruara tregon se, në 4-mujorin e parë 2021 u shpenzuan rreth 22 miliardë lekë për investime kapitale ose rreth 22% e programit vjetor të investimeve me mbi 99 miliardë lekë.

Projekti më i financuar ishte identifikimi elektronik i zgjedhesve me rreth 1.8 miliardë lekë, ndërsa projekti i dytë më i financuar këtë 4-mujor që përkoi edhe me fushatën zgjedhore të 25 prillit ishin projektet e rindërtimit. Nga këto projekte, financimet më të mëdha shkuan për rindërtimin e banesave individuale me një shumë prej 1.2 miliardë lekësh.

Ndryshe nga tremujorët e tjerë, këtë vit qeveria ndau për fermerët rreth 10 milionë euro nga fondet e IPARD nëpërmjet dy projekteve. 973 milionë lekë u dhanë për përfituesit e programit IPARD II masa e tretë edhe pse këtë projekt nuk ishin programuar fonde këtë vit. Ndërsa 235 milionë lekë të tjera u dhënë nëpërmjet projektit IPARD masa 1.

Rrugët, më e financuara Qukës-Qafë- Plloçe

Në4-mujorin e parë nga projektet rrugore më i financuari ishte segmenti rrugor Qukës – Qafë Plloçë me 705 milionë lekë me financimin e dy lotëve. Segmenti Kardhiq -Delvinë ishte i dyti më i financuari edhe këtë vit, duke marrë nga fondi i investimeve publike 528 milionë lekë në katër mujorin e parë 2021.

Segmenti i Unazës së re nga pallati me Shigjeta deri të rreth-rrotullimi shqiponja u financua me 399 milionë lekë nga 400 milionë lekë që ishte programi vjetor. Punimet për ndërtimin e By Pasit të Vlorës u financuan me 309 milionë lekë, projekti për rehabilitimin e Lumit të Vlorës u financua me 295 milionë leke edhe pse për këtë vit nuk ishin programuar financime.

Koncesionet financohen me 10 mln euro

Rreth 5.5% e fondeve buxhetore që u përdorën për financimin e investimeve publike shkuan për financimin e kontratave koncensionare. Rreth 1,2 miliardë lekë, afërsisht 10 milionë euro u disbursuan për financimin e inceneratorëve, Rrugës së Arbrit dhe kompensimin e trafikut të munguar në Rrugën e Kombit.

Nga të dhënat e detajuara rruga e Arbrit mori 630 milionë lekë, ose rreth 50% të financimeve që shkuan për të gjitha koncesionet. 208 milionë lekë të tjera shkuan për financimin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, përkatësisht me 188 dhe 40 milionë lekë.

Rreth 3 milionë euro ose 369 milionë lekë u disbursuan për kompensimin e trafikut të munguar në Rrugën e Kombit. Koncensionari mori gjysmën e shumës vjetore të programuar prej 740 milionë lekësh. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një deklaratë pas përfundimit të misionit në distancë me Shqipërinë, i ka rekomanduar qeverisë që të

Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri (remitancat) arritën në 169 milionë euro në tremujorin e parë të vitit, d

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me biznese që aderojnë në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Durrë

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi që të shfuqizonte vendimin e janarit të këtij viti kur i dha mundësinë Operatorit të Sistemit

Për vitin 2020, bashkitë në vend kanë ndjerë goditjen e pandemisë dhe gjithashtu të tërmetit.

Nga institucionet e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri do të ofrohen 122 kualifikime profesionale.

Treguesi i ndjesisë ekonomike arriti për herë të parë që prej nisjes së pandemisë mbi nivelin e mesatares historike, duke shënuar indeksi

Importi i bananeve në vitin 2020 arriti një tjetër rekord historik.

Rritja e numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri u atribuohet faktorëve ekonomikë dhe socialë.

Në kursin e Këmbimit Valutor sot vihet re rritje e dollarit, euros, frangës zvicerane dhe paundit britanik.