Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 112.074 kontejnerë TEU (Njësi kontejnerike), ose 15 mijë kontejnerë më shumë se sa e njejta periudhë e vitit 2017.

Ndërkaq, gjatë fundjavës së kaluar në terminalin e kontejnerëve janë përpunuar njera pas tjetrës tre anije të specializuara dhe një e katërt vazhdon të përpunohet në kalatën 6 të këtij terminali.

Në qendrën e informacionit të APD, mësohet se nga anija “RS Mistral” ditën e premte u përpunuan 599 kontejnerë TEU gjithsej. 

Një ditë më vonë u ankorua në kalatën 6 anija “Luebec” nga e cila u përpunuan 1265 kontejnerë TEU gjithsej. Ditën e djelë 279 kontejnerë TEU u ngarkuan ne anijen “Xpres Shanon”, ndërsa sot vijon përpunimi i anijes MSC Claudia”.

Nga qendra e informacionit në APD, mësohet gjithashtu se gjatë ditës pritet të mbërrijë në radë edhe anija “Metkon Izmir”, e ngarkuar me kontejnerë.