Edhe pa taksën në Rrugën e Kombit eksportet me Kosovën ranë në mars me 13%

Postuar: 17/04/2018 - 14:00

Tregtia me e Shqipërisë më Kosovën ka nisur të tkurret edhe pa nisur të aplikohet taka mbi rrugën e kombit. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin mars eksportet drejt Kosovës ranë me 13.2 për qind, gjithashtu edhe importet ranë me 1.1 për qind. Në rast 2018 eksportet në Kosovën shënuan 1.48 miliardë lekë nga 1.71 miliardë lekë që ishin më marsin e kaluar ose 225 milionë lekë më pak.

I vetmi shtet me të cilën Shqipëria ka suficit tregtar është Kosova. Eksportet drejt saj më 2017 ishin rreth 20 miliardë lekë, me një rritje 26% në krahasim me 2016. Por në raportin me totalin e eksporteve të Shqipërisë, ato zënë një peshë të vogël, vetëm 9% të totalit. Shqipëria, rreth 80% të eksportit e bën me Italinë, ndërsa me vendet e tjera treguesi ka zhvillime modeste. Kosova është partneri i dhjetë tregtar i Shqipërisë në eksporte. Aktualisht partneri kryesor tregtar i Kosovës është Serbia, me të cilën realizon 12% të eksportit dhe 14.6% të importeve.

Por në rast se taksa në rrugën e Kombit do të nisë aplikohet tregtia ndërmjet shteteve të njëjtit komb do të përkeqësonte më tej.

Aktualisht Marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve reflektojnë dobësitë strukturore të ekonomive respektive. Eksportet janë lëndë të para dhe prodhime bujqësore pa ndonjë vlerë të shtuar. Ndërsa Shqipëria dhe Kosova e kanë ekonominë të profilizuar në konsum, i cili në të dy shtetet financohet nga prurjet e emigrantëve në një masë të madhe.

Teksa blloku i Lindjes u shkëput nga regjimi totalitar, Kosova dhe Shqipëria u gjendën në kushte të ndryshme, pa një histori bashkëpunimi ekonomik dhe partnerë tregtarë të ndryshëm. Në fund të vitit 2017, eksportet drejt Kosovës zunë 7.6% të totalit, teksa panë rritje 28% në krahasim me vitin 2017.

Mallrat më të eksportuara me Kosovën janë produktet e naftës dhe të hekurit dhe materiale të tjera të ndërtimit si tulla, çimento, frutat dhe perimet. Importet janë në nivele të ulëta. Shqipëria importon nga Kosova vetëm 3% të totalit. Më 2016 ato arritën në vetëm 8 miliardë lekë dhe dominohen kryesisht nga pijet, artikuj të gizës, teksa shihet se vitet e fundit janë rritur ndjeshëm importet e drithërave.

Megjithatë, flukset tregtare të Kosovës nuk zënë as 3% të volumit tregtar të Shqipërisë me jashtë. Që në vitet e para të tranzicionit kur Kosova ishte e pandarë nga juridiksioni serb, Shqipëria krijoi lidhje tregtare me Italinë.

Sot, partnerët tregtarë të Shqipërisë janë vendet e BE-së, teksa Kosova kishte burimet tradicionale të furnizimit të saj me mallra Serbinë dhe ish-republikat e tjera të ish-Jugosllavisë.

Ndërsa Kosova ka eksportues të parë Shqipërisë dhe për nga importet, Shqipëria renditet e shtata, në listën e vendeve më të cilat Kosova bën tregti.

Përparësitë e tregut të përbashkët

Për shkak të bazës së ulët, rritja ekonomike si në Shqipëri dhe Kosovë është më e larta në rajon, por të ardhurat për frymë janë nivelet më të ulëta në rajon. Dy shtetet kanë strukturë të ngjashme të ekonomisë. Bujqësia zë 10% të strukturës së PBB-së në Kosovë dhe në Shqipëri mbi 23%. Sektori i industrisë zë më shumë se 10% të PBB-së së Kosovës, ndërsa në Shqipëri 11%. Sektori i tregtisë zë 12% në Kosovë dhe po kaq zë edhe në PBB-në e Shqipërisë. Edhe sektorët e tjerë kanë peshë të ngjashme.

Përpos shumë ngjashmërive në strukturën ekonomike, mentaliteti është i njëjtë në të dy anët e kufirit dhe këto elemente janë të mjaftueshme për të krijuar një treg të përbashkët unik.

Kosova ka sipërfaqe 11 mijë kilometër katrorë dhepopullsi 2 milionë banorë, Shqipëria ka sipërfaqe28 mijë kilometër katrorë dhe 2.8 milionë banorë.

Nëse do të unifikoheshin rregullat e tregtisë, taksat dhe politikat ekonomike, tregu i përbashkët do të kishte rreth 5 milionë konsumatorë në një territor prej 39 mijë kilometrash katrorë. Në këtë mënyrë, shqiptarët do të krijonin bashkësinë më të madhe në rajon pas Serbisë.

Duke pasur ende forcën e punës në kulmin e produktivitetit, Kosova dhe Shqipëria në një treg unik do të ishin një ofertë joshëse për kompanitë e huaja si në aspektin e tregtar ashtu dhe në prodhimin e manifakturës. Kjo dëshirë e hershme e bizneseve për një treg unik në fakt nuk është bërë pjesë e axhendave të përbashkëta të qeverive, edhe pse spektakli në këtë drejtim nuk ka munguar. Por tani kur bota është përfshirë në një cikël të gjatë krize, shtetet të vogla si Shqipëria dhe Kosova, do të duhen të bashkohen në tregje më shumë si nevojë emergjente për mbijetesë se sa për dëshirë patriotike. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me rënie, duke zbritur në 127.04 lekë, 0.13 lekë më pak se në fund të javës së kaluar, sipas kursit

Drejtori i Tatim Taksave në bashkinë e  Durrësit, Luan Dajko, sqaroi në një prononcim për DurrësLajm se tarifa e taksës së pronës do të m

Në katër muajt e parë të vitit përmbarimi ka ekzekutuar tërësisht të paktën 104 raste gjobash të vendosura ndaj zyrtarëve dhe për të cila

Monedha e përbashkët i është kthyer sërish rënies relativisht të fortë në tregun e brendshëm, pas një javë pozitive, duke sinjalizuar se

Të punësuarit shqiptarë deklarojnë se punojnë 48 orë në javë, sipas një sondazhi të fundit të Komisionit Europian, që ka matur cilësinë e

Monedha e përbashkët ka shënuar sot një rënie të lehtë në tregun e brendshëm valutor.

Shqipëria është vendi ku qytetarët e saj perceptojnë që kanë cilësinë më të ulët të jetesës në Europë, janë gjithashtu më të palumturit,

Makinat e luksit me kapacitet 6+1, që kushtojnë më shumë se 5 milionë lekë, nuk do të mund t'i shpëtojnë dot taksës së luksit.

Monedha e përbashkët ka nisur javën duke u çmuar në tregun vendas.

Administrata publike vijon të mbetet më joshëse për ata që duan një vend pune në raport me sektorin privat.