Emigrantët “rrëzojnë” valutat, bien euro, dollari, paundi…

Postuar: 07/08/2018 - 14:05

Të gjittha valutat kryesore kanë shënuar rënie ditën e sotme, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë.

Një euro u këmbye sot me 125.49 lekë, me një nënçmim prej 0.02 lekësh në krahasim me një ditë më parë, duke mbetur në nivelin më të ulët që prej datës 6 qershor, kur Banka e Shqipërisë filloi ndërhyrjet në tregun valutor për të frenua rënien e pakontrolluar të euros.

Në tkurrje më të fortë ishte dollari, i cili ra sot me 0.27 lekë, duke u këmbyer me 108.28 lekë. Paundi britanik ishte gjithashtu i nënçmuar. Ai këmbehej ditën e sotme në tregn vendas me 140.34 lekë, me një rënie prej 0.38 lekësh në krahasim me fillimin e javës.

Franga zvicerane është monedha tjetër e rëndësishme që ka parë një zhvlerësim në tregun e brendshëm, duke rëne me 0.26 lekë, në 108.79 lekë.

Rënia në bllok e valutave kryesore tregon se monedha vendase mbetet e fortë. Më shumë se një tregues i nivelit të fortë të ekonomisë, mbiçmimi i lekut në këtë periudhë është tërësisht i lidhur me fluksin e lartë të hyrjes së valutave në vend nga emigrantët, ku mbizotëron euro, por nuk mbeten pas edhe paundi britanik (emigratët që vijnë nga Anglia) dhe dollari.

Rreth 40% e popullsisë shqiptare jeton jashtë, sipas të dhënave zyrtare, një nga përqindjet më të larta në botë. Përveçse dërgojnë rregullisht para tek të afërmit, një pjesë e tyre vijnë për pushime në vend në gusht, apo në dhjetor, që janë dhe periudhat kur tradicionalisht ka pasur një forcim të monedhës   vendase për shkak të rritjes së fluksit të valutave.

Gjithsesi, euro këtë vit shënoi një rënie të pazakontë, që nga fillimi i vitit kur këmbehej me gati 134 lekë, ajo zbriti në 124.17 lekë në fillim të muajit qershor, duke detyruar Bankën e Shqipërisë të ndërhynte në treg, për të stabilizuar kursin në rreth 126 lekë. Hyrjet e valutës nga burime informale, konvertimet e kapitalit të bankave, parapagimet e agjencive turistike për hotelet, ishin arsyet kryesore të nënçmimit të euros, teksa deficiti i llogarisë korente ishte në përkeqësim, të paktën në tre mujorin e parë të vitit.

Banka e Shqipërisë ka pohuar se do të jetë vazhdimisht e pranishme në treg dhe kjo ka bërë që pavarësisht shtimit të fluksit hyrës të valutave nga emigrantët dhe turizmi, rënia e euros të jetë e kontrolluar dhe në nivele të ulëta. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reforma në ndihmën ekonomike ka nxjerrë nga skema më shumë se 29 mijë familje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të fundit të INSTAT.

   Qeveria shqiptare do të dalë për herë të tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh nëpërmjet emetimit të një eurobondi.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave onl

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet rubrikës së këshillimit, ka informuar tatimpaguesit  me të drejtat dhe detyrimet e kategor

Një projektligj që është duke u hartuar nga Ministria e Financave synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ato të

   Të hënën u prezantuan kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euroshe, të cilat pritet të dalin në qarkullim Majin e ardhshëm.

Në 6-mujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare në tërësi gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, por vetëm 23% e tyre, ose rreth 3,274 v

Kazinotë elektronike kanë afat të zhvendosen nga zonat e banuara të qytetit dhe fshatit brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Aeroporti i Rinasit vijon të jetë më i shtrenjti në rajon, ndonëse jemi në mes të muajit shtator dhe sezoni turistik po shkon drejt fundi

Muaji gusht 2018, shënon edhe shifrat më të larta të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nga dhe drejt “Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Te