Monedha europiane euro duket se nuk po gjen stabilitet as gjatë kësaj fundjave, duke pësuar sërish rënie me 0.28% në krahasim me monedhën tonë vendase. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, java u mbyll me një tjetër ulje të euros.

Një euro është këmbyer me 124.65 lekë. Por përkundër rënies së monedhës europiane, po ndodh forcimi i dollarit amerikan. Monedha amerikane ka fituar terren në krahasim me disa javë më pare, me një rritje prej 0.60%. Kështu 1 dollar amerikan është këmbyer me 109.97 lekë.

Nuk dihet se edhe për sa kohë do të vazhdojë pikiata e euros, por ekspertët parashikojnë se monedha europiane do të vazhdojë të jetë e brishtë përballë lekut dhe monedhave të tjera, për sa kohë tregu valutor do ketë në qarkullim euro me tepricë, ndërsa prejardhja e një sasie të saj mbetet jashtë kontrollit.