Ju anulohet ose vonohet fluturimi? Autoriteti i Aviacionit Civil: Si të përfitoni dëmshpërblim

15/09/2018 - 14:07

Muaji gusht 2018, shënon edhe shifrat më të larta të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nga dhe drejt “Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza “të Tiranës. Këtë fakt e bën të ditur Autoriteti i Aviacionit Civil, në buletinin më të fundit që ka publikuar online.

“Nga të dhënat zyrtare që AAC disponon kompania me numrin tejet të lartë të vonesave vijon të mbetet “Fly Ernest” me 10 anulime në 31 ditë, dhe me vonesa që në shifra shkojnë në 19 mbi 3 orë por dhe disa mbi 6 orë. Kompania e dytë me më shumë vonesa renditet “Albawings” me 7 vonesa mbi dy orë. Si arsye kryesore të dhëna nga kompania “Fly Ernest” jepen “AOG””, thuhet në buletin.

Sipas të dhënave të AAC, prej 10 muajsh është hapur një drejtori e dedikuar që asiston pasagjerët në plotësimin e formularëve të ankimimit për vonesat mbi 3 orë dhe anulimet e palajmëruara.

“Duke u bazuar edhe në rregulloret europiane, e vetmja mënyrë që qytetarët të përfitojnë 250 euro kompensim për dëmin e shkaktuar nga kompanitë, është plotësimi i formularëve”, thuhet në buletin.

Aktualisht në 10 muaj, janë plotësuar gjithsej 900 formularë ankimimi për 1500 persona.

“Nga kontaktet e vazhdueshme që AAC ka me kompanitë ajrore, formularët janë duke u trajtuar dhe për një periudhë që varion deri në 6 javë, do të jenë edhe shifrat konkrete. AAC i rekomandon edhe njëherë pasagjerët që të ndjekin me vëmendje dhe të plotësojnë saktësisht formularët e ankimimit. Nëse përgjigja nuk është brenda pritshmërive të tyre ne u sygjerojmë të na kontaktojnë për asistencë në adresën elektronike: [email protected], ose pranë zyrave të Sektorit Të Drejtës së Pasagjerit në AAC”, njofton AAC.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Që nga viti 1992, kur nisën flukset e para të prurjeve të emigrantëve, deri në fund të 2017-s, janë futur në ekonominë shqiptare 26 milia

Numri i të punësuarve sipas Rajoneve nxjerr në pah situatën e trishtë ku në 9 qarqe të vendit punësimi në bujqësi zë 60-86 për qind të to

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për kompaninë e cila do të përzgjidhet për vënien në operim dhe menaxhimin me 35

Personat fizikë nuk do të duhet të depozitojnë më në organet tatimore vendimin e destinimit të fitimit, ndërsa personat juridikë që i dor

Në kuadrin e mbrojtjes së investitorit dhe edukimit financiar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tërheq vëmendjen në lidhje me investim

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se këtë vit ka qenë se

Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.

Arsimi merr për familjet e reja  çerekun e shpenzimeve, madje më shumë  se për t’u ushqyer dhe strehuar.

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar ditën e shtatë radhazi me rënie në tregun vendas.