Mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët, rritet arkëtimi me forcë i gjobave

21/05/2018 - 08:22

Në katër muajt e parë të vitit përmbarimi ka ekzekutuar tërësisht të paktën 104 raste gjobash të vendosura ndaj zyrtarëve dhe për të cilat gjykatat kanë vendosur në favor të institucionit. Shifrat i ka bërë publike Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, (ILDKPKI). Gjatë raportimit të ecurisë së të ardhurave të institucionit ku një zë është nga ekzekutimi i detyrueshëm nga Zyrat Përmbarimore të rretheve për gjobat e vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore si dhe vendimeve gjyqsore që kanë marrë formë të prerë.

“Për këtë periudhë të vitit janë ekzekutuar tërësisht 104 raste në vlerën 15.8 milionë lekë nga të cilat në 70 raste në vlerën 11 milionë lekë kanë kaluar në llogari të të ardhurave të ILDKPKI. Arkëtimi në favor të ILDKPKI i 34 rasteve të tjera të cilat përbëjnë vlerën 4.8 milionë lekë është në process likujdimi. Po kështu të ardhurat e tjera vlerësohen në masën 23 mijë lekë”, thuhet në raportin e Inspektoratit ku analizohen të dhënat e shpenzimeve dhe të ardhurave.

Shifra e ekzekutimit nga përmbarimi është të paktën 3 herë më e lartë sesa ajo e raportuar për të njëjtën periudhë të një viti më parë kur regjistronte në total 36 raste.

Sakaq, ILDKPKI ka arkëtuar gjoba që kanë paguar në mënyrë vullnetare nga zyrtarët 25 raste me një vlerë prej 4 milionë lekë. Kjo tendencë është në rënie në raport me një vit më parë kur vullentarisht u paguan në arkën e ILDKPKI 77 raste gjobash me një vlerë 14 milionë lekë.

Të ardhurat gjithsej të Inspektoratit për periudhën janar-prill 2018 janë 15 milionë lekë dhe të gjitha shkojnë në buxhetin e shtetit.

ILDKPKI ka analizuar disa nga shpenzimet kryçe të saj të lidhura me funksionimin e institucionit, stafin prej 70 personash të punësuar pranë tij, blerjen e një seri mallrash dhe shërbimesh si dhe programe të veçanta. Në raport me një vit më parë shpenzimet e ILDKPKI janë rritur me të paktën 12 për qind duke arritur në 41 milionë lekë. Kjo pjesërisht argumentohet me hyrjen në fuqi në mes të vitit të kaluar të kuadrit që lidhej me sinjalizuesit apo siç njihen në zhargon “bilbilfryrësit”. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Paga mesatare në ekonomi shënoi ulje në tremujorin e tretë të vitit 2018 në raport me tremujorin e dytë.

Euro ka vijuar rënien edhe gjatë ditës së sotme duke prekur një tjetër nivel rekord të ulët.

Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës ka shënuar performancën më të lartë në realizimin e të ardhurave, për këtë arsye është përzgjedhur si

Ndërkohë tarifat e studentëve janë rritur nga viti në vit sidomos pas 2015-s, të ardhurat nga tarifat që paguajnë ata kanë shënuar rënie

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në rubrikën “Tatimet Këshillojnë” kanë publikuar informacionin mbi vlerësimin tatimor, mënyrat si bëh

Nëse ke dhënë një ambient me qira dhe nuk paguan tatimin në burim prej 15%, apo e deklaron më pak vlerën e qirasë në raport me realen me

Fluturie Qinami, 35 vjeçe, prej pak vitesh kishte një dyqan ushqimor në periferi të Tiranës.

Shqipëria e ka të nënfinancuar sektorin e arsimit nga arka publike, në raport me vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, por edhe me

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar një tjetër rekord të ulët për dekadën, duke u këmbyer poshtë 124 lekëve.