Sezoni turistik/ Tatimet: Do kontrollohen tatimpaguesit me risk

21/06/2018 - 10:37

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar sërish sot se objekt i kontrollit për subjektet që operojnë në turizëm do të jenë bizneset që kanë rezultuar me risk të lartë nga vjet dhe që përmirësojnë vetëdeklarimin e tyre në lidhje me xhiron, pagesat e TVSH dhe numrin e të punësuarve.

Sipas njoftimit të Tatimeve, janë rreth 1,200 tatimpagues që kanë reaguar pozitivisht ndaj ftesës së Administratës Tatimore për të përmirësuar deklaratën e TVSH-së, duke filluar nga periudha maj 2018. Kjo në kuadër të planit të masave që po zbaton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për sezonin turistik.

Këta tatimpagues, të cilët duhet ta reflektojnë këtë sjellje edhe duke realizuar pagesat për të gjithë muajt e sezonit turistik, nuk do të bëhen objekt i verifikimeve nga strukturat e zbatimit, i vizitave fiskale, i monitorimit të xhiros së realizuar apo i kontrolleve nga zyra.

Objekt i kontrolleve të plota do të jenë vetëm tatimpaguesit, të cilët nga analiza kanë rezultuar me risk të lartë për sezonin e kaluar turistik dhe nuk përmirësojnë në nivele të pranueshme vetëdeklarimin e tyre lidhur me xhiron pagesat e TVSH-së, numrin e të punësuarve për të gjithë muajt e sezonit turistik.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, inkurajon tatimpaguesit që të përmbushin në kohë dhe me korrektësi detyrimet e tyre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Verën e kaluar, pasagjerët që udhëtonin në Shqipëri në fillim të muajit gusht dhe ata që donin të largoheshin në fund të atij muaji u për

Sipas një studimi të fundit, mbi pabarazinë gjinore, diskriminimin dhe institucionet sociale, Shqipëria ka hendek të ulët sip

Qeveria duket se së fundmi ka vendosur të përmbysë modelet e veta të zhvillimit në disa sektorë.

Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përveç Shqipërisë fondet për bujqësinë kanalizohen si mbështetje direkte për fermerët, kryesis

Sado e çuditshme që mund t’ju duket, Po – dashuria kushton.

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditën nga Komisioni Europian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018, në raportin periodik për

Çmimet e prodhimeve të stinës, kryesisht perimet dhe zarzavatet pësuan rritje jo të zakonte gjatë muajit janar, teksa INSTAT raportoi se,

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për ‘kontrollin e pompave’ në stacionet e karburanteve.

Ish-ministri i Financave dhe kryetari i Komisionit te Ekonomise dhe Financave, Arben Ahmetaj thotë se sipas Raportit të Komisionit Evropi

Volumi gjithnjë e në rritje i pasurive të sekuestruara paraqet nevojën për përmirësime të mëtejshme ligjore.