Shefja e FMN: Kemi hyrë në recesion, më i keq se në 2009

27/03/2020 - 23:05

Pandemia e koronavirusit e ka ndaluar ekonominë botërore dhe do të nevojiten shuma të mëdha monetare për të ndihmuar vendet në zhvillim.

“Është e qartë se kemi hyrë në recesion, që do të jetë më i keq se në vitin 2009, pas krizës globale financiare”, tha Kristalina Georgiva, shefja e FMN-së në një konferencë online për media.

Me “ndalimin e papritur ekonomik” në të gjithë botën, Georgieva tha se FMN-ja vlerëson se “nevojat e përgjithshme financiare të tregjeve në zhvillim do të jenë 2.5 trilionë dollarë.”, raporton The Economist.

Mbi 80 vende të botës, shumica me të ardhura të ulëta, tashmë kanë kërkuar ndihmë urgjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, tha ajo.

“Ne e dimë që rezervat e tyre dhe burimet e tyre të brendshme nuk janë të mjaftueshme”, tha Georgieva, duke shtuar se FMN-ja synon ta përshpejtojë reagimin e saj.

Georgieva mirëpriti një paketë të ndihmës, në vlerë prej 2.2 trilionë dollarësh, të miratuar nga Senati i Shteteve të Bashkuara.

“Është absolutisht e domosdoshme që të mbrohet ekonomia më e madhe në botë kundër një rënieje të papritur të aktiviteteve ekonomike”, tha Georgieva.

Shumë kompani në botë kanë ndaluar punën, pasi qeveritë e tyre kanë urdhëruar miliona njerëz të izolohen, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Skemat e pensioneve përveç plakjes së popullsisë po vuan keqmenaxhimin e institucioneve publike, të cilat nuk i paguajnë sigurimet shoqër

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka qenë në disa biznese në Lezhë kryesisht ato që punonjësit e tyre duhet të përfitojnë

Inspektorët e terrenit në administratën tatimore do të monitorohen me sistem GPS për lëvizjet e tyre pranë bizneseve.

Mesazhi se janë përfitues të ndihmës prej 40 mijë lekësh u ka shkuar ditën e fundit shumë individëve, po ndër ta edhe atyre që realisht n

Të gjithë ata qytetarë që kërkojnë të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme me tatim 3% do të ketë afat deri më 31 dhjetor 2020.

Durrësi e ka humbur vendin e dytë pas kryeqytetit përsa i përket rëndësisë që qyteti bregdetar ka në rritjen ekonomike në shkallë vendi.

Qendra e Tiranës rreth e qark sheshit “Skënderbej” po kthehet në një zonë me ndërtesa të larta, dendësia e të cilave, nuk i përgjigjet sh

Është porti më i madh në vend dhe një nga qytetet më të rëndësishme të vendit, por Durrësi ka mbetur prapa në kontributin e dhënë për rri

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid-19 rik

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e