Tatimet i bëjnë thirrje profesionistëve të lirë të regjistrohen në TVSH

30/07/2019 - 11:18

Individët që nuk janë të punësuar, por ushtrojnë një profesion të lirë, pra kryejnë veprimtari ekonomike, kanë detyrimin të regjistrohen si subjekt tregtar, ka bërë të ditur Administrata tatimore.

Bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 92/2014, datë 24.07.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në RSH”, i ndryshuar, ushtruesit e profesioneve të lira, pavarësisht qarkullimit, duhet të regjistrohen si tatimpagues i TVSH-së, edhe pse janë subjekt i regjimit të biznesit të vogël.

Gjithashtu, pas kryerjes së regjistrimit, në vijimësi të veprimtarisë ekonomike duhet të respektojnë afatet e dorëzimit të listëpagesës, deklaratës së TVSH-së dhe deklaratës së tatimit në burim, nëse ushtrojnë aktivitet në një ambient të marrë me qira.

Në zbatim të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar, çdo tatimpagues, përfshirë edhe personat fizikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në një nga profesionet e lira, janë të detyruar të lëshojnë kuponin tatimor për çdo shitje të realizuar.

Personat fizikë ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare vetëm pas regjistrimit të tyre, në përputhje me ligjin Nr. 9723, datë 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”. Një person fizik me të njëjtin numër të identifikimit personal, regjistrohet vetëm një herë nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Pra, individi i cili realizon të ardhura, kur bëhet pronar i një pasurie apo kryen pagesa, të cilat janë objekt i tatimit, sipas legjislacionit tatimor, ka detyrimin tatimor për pagesën e taksave dhe tatimeve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Familjet shqiptare në faturën finale të dritave, 62 për qind e paguajnë për energjinë, çka tregon për një kosto të lartë prodhimi apo sig

Duke filluar nga data 1 janar qytetarët do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pasuritë e patundshme sipas vlerës së tregut duke paguar një

Të premten më 6 dhjetor, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës zhvilloi mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Dhomës, marrë shkas

Makineritë janë fikur prej mëngjesit të 26 nëntorit në kapanonet e kompanisë së riciklimit  “Edipack” në Porto-Romano të Durrësit, ndërsa

Stoku i kredisë që banorët e Durrësit kanë marrë për blerje banesash në fund të tremujorit të tretë të këtij viti ishte 8.8 miliardë lekë

Bizneset në zonat e prekura nga tërmeti kanë kaluar një javë të vështirë, teksa shumë prej tyre ose kanë parë dëmtim të rëndë të ambiente

Qyteti i Durrësit u godit rëndë nga tërmeti mëngjesin e 26 nëntorit, ku për fat të keq u shënuan edhe jetë të humbura, përveç dëmeve ende

Ministria e Financave do të rishikojë buxhetin e shtetit përmes një akti normativ që në thelb lehtëson nga taksimi bizneset që dhurojnë p