Banka e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë normën bazë të interesit.

Të dhënat i bëri me dije sot Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko, në një konferencë për mediat.

“Këshilli Mbikëqyrës i BSH vendosi sot të ulë normën bazë të interesit nga 1 % në 0.5%, të ulë normën e kredisë nga 1.9 në 0.9% dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitave një ditore në nivelin e 0.1 %”.

Sipas Sejkos, pandemia e koronavirusit është sfidë për ekonominë dhe sektorin tonë financiar dhe do ketë ndikim të dyfishtë.

Sejko nënvizoi se ulja e normës së interesit lehtëson presionin mbi bilancet financiare të operatorëve ekonomikë duke u dhënë kohë e frymëmarrje për përballimin e goditjes nga pandemia.