Nga Kristaq Xhimitiku
Prolog
Durrsakshe “Veleret” eshte gjithmone ne shumes…
Z.Afrim Hoti drejtor i muzeut arkeologjik te Durresit ne librin e tij “Guide”, Durresi Epidami-Dyrrahu, na paraqet nje harte arkeologjike te qytetit te Durresit, harte qe e lidh ketij shkrimi. Ne shpjegimet ne vijim ka identifikuar me numer 63, nje Kulle shek.XIV ose ndryshe Torra Veneciane, dhe me numer 64, mbetje te mureve rrethuese antike shek IV-III p.e.s , shek I-IVe.s, shek V-XVte e.s.

Ne tabelen 6 te Planit Rregullues te Qytetit te Durresit te KRRTSh dt. 4 janar 2008, ku shpjegohet Sistemi mbrojtjes dhe i vleresimit te objekteve arkeologjike, bazuar ne Karten e Riskut arkeologjik te qytetit te Durresit hartuar nga universiteti i Parmes sipas ligjit 9048 te 7 prillit 2003, ne pjesen ku pershkruhet vendodhja e objekteve arkeologjike, eshte percaktuar me nr.74 nje torre kendore monument i klasit te pare, si dhe eshte percaktuar me nr.1 pjese e mureve mbrojtese gjithnje monument i klasit te pare qe gjendet nen godinen objekt banimi 15 katesh ndryshe “Fly”.

Nuk behet fjale ne tab. 6 te Planit Rregullues, per lloje te tjera muresh qe te gjenden ne kete zone, mbi apo nen toke, ne drejtimin qe bashkon Torren Veneciane me gjetjet nen objektin 15-katesh .
Kjo do te thote se te dhenat qe dispononin arkeologet tane per muret antike te koheve te ndryshme ne kete zone, nuk jane hedhur ne Planin Rregullues nga perfaqesuesit e universitetit te Parmes.
Arsyet per kete mund te jene te ndryshme, por me ose pa dashje arkeologjia e zones se murit mbrojtes te jugut dhe Portes Hyrese te vijes Egnatia, ne kete menyre eshte e pamundur te ruhet.
Bashkia shkon me tej, parashikon rikostruktimin e Pjaces se Durresit dhe pastaj ndertimin e nje Vele te betonte, qe perben ne fakt nje kostruksion aveniristik ose futurist, ne formen e nje barke qe vjen nga larg. Si dicka e nemur qe del nga deti e po terbon dynjane, e gjitha kjo vendoset ne nje shesh ndertimi qe nderfutet ne zonen A te ruajtur arkeologjike.
Kryetari Vangjush Dako dhe gjithe Bashkia kane vene bast 6 milione euro, qe projekti i Veles do te vleje per te ardhmen e qytetit dhe zhvillimin e turizmit, me shume se Lulishtja Popullore me peme dekorative e fruta ekzotike, palma e lule. Lulishtja Popullore kishte ekzistuar aty se bashku me traditen per te shetitur ne breg te detit, nga kohera qe nuk mbahen mend, ndoshta perpara formimit dhe njohjes se shtetit shqiptar.


Vela qe perben tendence, si shenje per ke vjen nga larg mund te ndertohet ne Durres, por vendi i saj eshte per mua brenda portit, te sheshi i trageteve. Nje konsorcium i perbere nga Qeveria Shqiptare, Bashkia Durres, Autoriteti Portual Detar, Shoqeria qe perdor Terminalin e Trageteve me nje investim te perbashket do te ishte shume me e thjeshte ta ndertonin se bashku aty ku duhet kete veper. Ne kete rast Vela nuk do te rendonte vetem ne buxhetin e Bashkise se Durresit.
Bashkia eshte investitor publik, qe ndryshe nga te tjeret ka detyren te jape shembullin ne mbrojtjen e territorit, ne kete rast te arkeologjise dhe historise se qytetit.
Lind pyetja; A ekzistojne dokumente qe vertetojne ekzistencen e mbetjeve te mureve antike te shek IV-III p.e.s, te shek I-IV e.s, dhe shek V-XV e.s, pa kryer germime?

Ne pergjigje te kesaj pyetjeje, lidh ketij “shkrimi requiem”, planimetrine e qytetit dhe foton ajrore te zones te vitit 1928 realizuar IGM-Firence, dhe shume foto te vjetra, ku dallohen qarte, ashtu sic kane qene, te tre pjeset e murit antik te permendur ne librin e z.Afrim Hoti.
Pjaca e Durresit ajo para Portes se Jallise dhe Pallati i Vidit eshte sheshi me i fotografuar qe ne kemi.

Qe nga koha kur fotografia ka nisur te dokumentoje historine, kur ekzistonin akoma kater vilajetet shqiptare, kjo pjace ka ne fototeka te rendesishme te botes xhamat e saj, qe te huajt i ruajne si relike te vyera. Ne ato pak meter katror te ketij sheshi, ishte mbledhur e gjithe jeta e qytetit me te mire te bregut lindor te Adriatikut, qendres me te zhvilluar te Turqise evropiane.

Me vone ne periudhen e Durresit Kryeqytet, ne breg te detit afer skeles, ne ndertesat me te mira, u vendosen te gjitha zyrat dhe ministrite e shtetit shqiptar, pallati mbreteror i Vidit veç odes se Senatit se larte qe ishte ne koder.
Njeqind jarde me tutje mberritem te kopshti mbreteror, nje kopesht i vogel, shume i bukur, plot me peme, i cili shtrihej deri ne bregdet. Bajamet ishin ne lulezim dhe aroma e tyre delikate mbushte ajrin. Pastaj u ngjitem te shkallet e pallatit qe ishte nje shtepi e forte, e rivieres se Durresit, e verdhe, me grila te dritareve ne te gjelbert, dhe me nje oborr te fresket, te shtruar me gure , ne mes te saj. Keshtu do te shkruante kapiten Heaton Amstrong sektretar i Princ Vidit ne kujtimet e tij ne librin Gjashte muaj mbreteri.
Konaku i Durresit shkruan Eqerem Bej Vlora ne kujtimet e tij, ishte godina e modernizuar e ish prefektit turk (mytesarifit) te Durresit, nje ndertese guri e ngritur mbi muret e vjetra rrethuese te kohes romake bizantine e turke me nje gjatesi ballore 50 m gjeresi 35 m dhe me ne oborr te po atyre permasave perpara saj. Te 35 dhomat e te tre kateve dilnin te gjitha ne nje korridor te gjere katror. Megjithese mobilimi i brendshem dhe pamja e jashtme ishin te thjeshta, per kushtet shqiptare ato ishin sidoqofte mjaft dinjitoze
Dy ekspedita marometrike e fotografike te marines italiane, fotografuan me lejen e qeverise turke, te gjitha qytetet ne bregdetin shqiptar te vilajeteve te Shkodres dhe Janines, nga Kotorri ne Preveze ne vitet 1902 dhe 1906 .
Foto te Pjaces se Durresit nga Torra e jug perendimit (Torra Veneciane) tek Kulla e juglindjes i lidh ketij pershkrimi. Ndekin murin jugor mbrojtes ne mes dy kullave te kalase se Durresit, oborri i Xhumurtekeve, Pallati i familjes Bumci ose i Qeverise Shqiptare qe e “sekuestroi” ne vitin 1914 dhe e beri seli te saj, bazuar ne ligjin e Kapitullimit te Perandorise Turke, Pallati i Princ Vidit me kopshtin mbreteror, Porta e Jallise me sallonin e Bashkise, Pallati Terka, Dogana dhe magazina e Skeles .

Kjo situate mbeti e njejte edhe gjate Luftes se Pare Boterore, kur Durresi ishte i pushtuar nga trupat austro-hungareze, deri me date 2 tetor 1918. Kjo eshte date e trishte dhe e pafat ne historine e qytetit.
Gjate pushtimit austriak Pallati Bumci ishte seli e Qeverise Shqiptare dhe e Società di Oriente, Pallati i Princ Vidit-Komanda e Pergjithshme Austriake ne Shqiperi, Salloni i Bashkise vazhdoi te ishte mbi Porten e Jallise kurse Pallati Terka ishte Komanda e Marines Austro-hungareze ne Durres. Austriaket ndertuan ne krah te Kulles juglindore Drejtorine e Hekurudhave me dekovil ose me scartamento ridotto, me te cilen furnizonin frontin, ndertuan dhe hangaret e hidroplaneve.
Me 2 tetor 1918 Durresi do te bombardohej nga Fuqite Aleate te Antantes. Pas ketij bombardimi qyteti do te humbiste ndertesat e tij me te rendesishme te Pjaces se tij kryesore. (shih më poshte foton e Marines Mbreterore Italiane pas bombardimit te qytetit).

Essat Pasha dhe perfaqesues te Qeverise Shqiptare do te kerkonin demshperblim per gjithe pronat shteterore dhe private te humbura ne Durres gjate luftes se I boterore, por pa sukses sepse bombardimi i qytetit u krye nga fuqite aleate dhe jo nga austriaket.

Durresi, me ndertesat e shkaterruara te Pjaces buze detit, ishte i destinuar te mbetej keshtu per vite. Kryeqyteti do te zhvendosej ne Tirane, durrsaket do t’i deshperoheshin rastit te humbur.

Me njohjen e shtetit shqiptar nen udheheqjen dhe ndihmen e Lidhjes se Kombeve vendi do niste te zhvillohej, sidomos me themelimin e Bankes Kombetare Shqiptare dhe me levrimin e huase se Sveas.
Ndertesat pak e nga pak po sistemoheshin ne Pjacen e Durresit. Atje u parashikua te ndertohej filiali i pare i Bankes Kombetare. Ark. Guido Fiorini prezantoi dy projekte per kete banke, me te cilet do te sistemoheshin njekohesisht Pallati i shkaterruar i Vidit dhe pjesa jugore e murit te Kalase se Durresit. Projektet u botuan ne revisten “Arkitektet dhe artet dekorative” te Romes, ne vitin 1926.
Ne kuadrin investimeve te Sveas, u realizua per here te pare ne mars te vitit 1926 planimetria e qytetit ne shkallen 1:2000 nga sipermarrja Tamburini e Monai.(lidhur pjesa qe i takon Pjaces se Durresit). Planimetria ishte kerkuar nga shoqeria Siemmens-Shuckert e Vienes qe do te realizonte ndricimin elektrik te rrugeve te qytetit, duke u mbeshtetur ne huane qe Banka Kombetare do t'i lidhte Bashkise se Durresit. Prane qeverise shqiptare u prezantua nga ing.Luigi Luiggi projekti i ndertimit te portit te Durresit dhe i tharjes se kenetes se qytetit. Durrsaket serish ne pak muaj nisen te enderronin, Durresin si Venecia.
Nje grup tregtaresh i premtuan Ahmet Zogut nje vile ne kodren mbi qytet, por si rrodhen ngjarjet me vone, Vilen ne Koder e pagoi Svea.
Ne datat 16, 17 dhjetor 1926 qyteti i Durresit u godit nga termeti qe demtoi rende lagjen Kala te tij, tregtaret kishin humbur shitoret e tyre. Ne Pjacen e Durresit u shkaterrua plotesisht Pallati i Qeverise(Bumci), Pallati i Hekurrudhave dhe Kulla e juglindjes, u demtuan me tej Pallati i Vidit, dhe Pallati Terka. Drejtori i Bankes Kombetare ne Durres Mario Alberti kerkoi ekspertize nga sipermarrja Tamburini e Monai per te tre keto objekte te fundit. U verifikua se Pallati i Vidit ishte demtuar rende dhe nuk mund te kthehej me ne seline dhe kavone e BKSh ne Durres. Ai do te rrezohej per t'i hapur vend bulevardit tregtar. Banka do te ndertohej nga e para ne vendin e Kulles se shembur te juglindjes, me projekt te Vittorio Morpurgos.

Me urdher te kreut fashist Benito Mussolini u shtua nje fond prej 200 mije fr.ar ne huane e Sveas ne ndihme te qytetit te Durresit te demtuar nga termeti. Svea do te sillte ne Shqiperi ark.Armando Brasinin. Ky do te bente nje preventiv te shpenzimeve dhe do te sillte nje maket te Viles ne Koder, qe nuk u realizua, do te projektonte qendren e Tiranes, dhe bulevardin tregtar te Durresit.

Bulevardi i Durresit do te kishte formen e spirances, qe Brasini do ta quante Speranca e Durresit.
Speranca e Durresit (qe kuptohet me projektin e veles nuk do te jete me) eshte simbol i shpreses dhe i miresise se dhene e te merituar, per fat e virtu te vetvetes, ndihmes se te tjereve dhe te zotit te plotfuqishem.
Maja e kesaj spirance e vendosur ne breg te detit do te ishte Monumenti i Lirise, i ndertuar per te renet per lirine e qytetit, dhe perkonte ne Lulishten Popullore me vendin e nje ore diellore, ku perkohesisht ishte varrosur koloneli Tomson, deshmori i huaj i rene per avenirin e qytetit.
Tre topat, e vendosur ne monument ishin simbol i lirise se mbrojtur o te fituar, te qyteteve te Adriatikut, ne nder te tre Dogeve famoze te Venedikut, Morosini, Zen,Velier.
Topat engleze te markes Rose and Crown 40 libra, te mbrojtjes se qytetit qe u rekuperuan e u vendosen ne kete monument, ishin te anijes Leon Triumfatore simbol i fitores venedikase mbi turqit ne Luften e Dyte te Morese. Topa te tille ishin vendosur ne mbrojtje te te gjitha qyteteve tona bregdetare, nga Kotorri ne Preveze.
Pas ndertimit te portit monumenti do te zhvendosej ne krah te Torres veneciane.Hotelin qe u ndertua me vone ne krah te monumentit, do ta quanin Hoteli i Dogeve (Hotel dei Dogi).

Projekti i ark.Brasinit nuk u realizua menjehere, por ai u be pjese e Planit te Rrugave te Durresit i miratuar nga Bashkia Durres ne vitin 1934.
Me mbarimin e punimeve te Portit te Durresit, u sistemua edhe sheshi para tij.Ne vitin 1937 ky shesh mori formen e parashikuar ne planin e rrugave 1934. Edhe ndertesat portuale do te respektonin kete plan rregullues.
Pushtimi fashist e gjeti kete Pjace ne kete gjendje. Me levrimin e huase se Bankes se Napolit, ne vitet 1939-1941 u kryen punimet per ndertimin e zyrave te Drejtorise se Portit te Durresit, nderteses se Kapitenerise dhe magazinave te portit, me ne brendesi. ETA enti turistik hotelier i Shqiperise ndertoi Hotelin e Udhetarit (hotel dei viaggiatori) Interklubi i sotem
Pas perfundimit te punimeve te Drejtorise se Portit, qe ne ate kohe administrohej nga Komanda e Marines ushtarake, u realizua ne vitin 1941 nje projekt per sisteminin e shetitores para portit, qe i vune emrin e Cianos, ne kujtim te fjalimit te mbajtur ne kete vend para durrsakeve.

Epilog
Te mbeten keto foto deri kur durrsaket te mbjellin serish peme dhe lule ne pjacen e tyre.
Kishin kaluar 75 vjet, Pjaca e Durresit ishte ruajtur dhe mirembajtur e paprekur, per kenaqesine e durrsakeve dhe kujtdo qe andej kishte kaluar …





