Alket Hatia, i cilësuar si “Zoti i drogës”, ka reaguar nga arratia, pasi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja firmosi lejen për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku është dënuar me 20 vite burg për drogë.

Hatia, ka thënë për gazetaren Klodiana Lala, se ky vendim është një turp për drejtësinë shqiptare.

Ai pohon më tej se kishte besim te institucionet, konkretisht te ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa shton se me këtë vendim është bërë ‘kurban’.

“I nderuar ministër kisha shumë shpresë tek drejtësia juaj shpresoja, që familja ime do gjente qetësi meqë kemi një ministër të drejte! Por drejtësia lë për të dëshiruar mesa shoh…Familja ime qenka vetëm në dorë të të madhit Zot. Ky është turp i drejtësisë shqiptare. Më bënë kurban, që fëmijët e tyre të jetojnë në komoditet”, thotë Hatia.