Një 42-vjeçar shqiptar është ekstraduar sot nga Athina, pasi ishte dënuar me 23 vite burg në vendin tonë.
Ndalimi i tij u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën.
Sipas burimeve zyrtare Enkelejd Banaj, lindur në Ballsh të Mallakastrës, ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur, si dhe “Prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municionit”.





