Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me rastin e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Rrumbullaku renditi provat e gjetura ndërsa njoftoi se janë shpallur në kërkim disa persona në lidhje me vrasjen e Nikulajt, mes tyre një me shtetësi shqiptaro-britanike, një portugez dhe 4 të tjerë britanikë, mes të cilëve edhe një grua.

Sipas Rrumbullakut këta shtetas janë larguar nga territori i Shqipërisë, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për gjetjen dhe kapjen e tyre.

“Janë dokumentuar veprimet e autorit të dyshuar dhe e gjithë dinamika e shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Janë siguruar prova shkencore biologjike të pakundërshtueshme”, tha ai, duke shtuar: “Gjithashtu jemi në një fazë të dytë të operacionit në terren me institucione ndërkombëtare”.

Gjithashtu Rrumbullaku tha se janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas të dyshuar për vrasjen.

E.H, me shtetësi shqiptare dhe britanike

R.R.S, shtetas portugez

H.H shtetas britanik

H.B shtetase britanike

H.M shtetas britanik

S.P.H shtetas britanik