LEZHE – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në Lezhë. Sipas policisë së qytetit verior një 25-vjeçar është vrarë brenda në një lokal në rrethana ende të paqarta. 

Martin Shtjefni ka qenë në një lokal në rrugës Lezhë-Tiranë, pranë kryqëzimit të Shënkollit kur është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. 

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të vrasjes.