Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri këtë mëngjes në Torovicë të Lezhës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës dhe sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se bëhet fjalë për një tentativë grabitjeje.
Viktima i identifikuar si shtetasi Ajet Qokthi, 26 vjeç, ka qenë me furgon duke mbledhur qumështin e bagëtive të zonës, kur persona të armatosur i kanë dalë përpara furgonit me qumësht, duke i kërkuar që të ndalonte, por shoferi nuk u është bindur dhe ata kanë qëlluar me armë në drejtim të mjetit, duke vrarë të riun.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





