Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen San Basilio të Romës.

Një police është ekzekutuar në hyrje të një pallati  dhe më pas autori është larguar në drejtim të paditur sipas mediave italiane.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e kësaj ngjarje e nuk dihet nëse punonjësja e policisë ishte në ushtrimin e detyrës këtë paradite.

Lagjja “San Basilio” në periferi të Romës, njihet si një zonë problematike për trafik e shitje lëndësh narkotike si dhe e frekuentuar nga persona me precedetë penalë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të sinjalizuar nga disa persona që kishin dëgjuar të shtënat. Trupi i pajetë është gjetur në hyrje të një pallati.

Sipas dëshmitarëve, autori ka qëlluar 3 herë në drejtim të viktimës.