ELBASAN – Dy persona të armatosur grabitën mbrëmjen e sotme një argjendari në qytetin e Elbasanit. 

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në një argjendari në lagjen "Luigj Gurakuqi” pranë Stadiumit “ Ruzhdi Bizhuta” , ku dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë mundur të marrin një sasi bizhuterish dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. 

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet. Mësohet se autorët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Momentalisht nuk dihet ende sasia e bizhuterive të grabitura.