Kohët e fundit në media po qarkullon një lajm lidhur me këngëtaren shqiptare Eli Fara, i cili ka nxitur reagime të forta në rrjet.

Sipas mediave online, Eli Fara ka marrë rrogë dhe fonde nga një post drejtues në administratë falë raporteve me ish-ministrin Fatmir Mediu.

Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacionesh” nga burimet e Thesarit të Shtetit. Më pas kur ministri Fatmir Mejdiu, kaloi në postin e radhës, zgjodhi që ta kishte në të njëjtin staf.

Pasi u zgjodh si ministër Mjedisi, e emëroi këngëtaren si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”.

Përveç rrogës, Fara ka lëvizur disa herë jashtë vendit me pretendimin për “udhëtime pune”.

Referuar sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se ish-ministri Fatmir Mediu dhe vartësja e tij Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 raste të tjerë sërish bashkë në vendet e Bashkimit Europian, duke marrë kështu edhe paratë e dietave, ndërsa shërbimet e udhëtimeve hiqeshin nga buxheti i shtetit.

Ndërsa në total, në afro 8 vite, këngëtarja ka udhëtuar 150 herë me shpenzime të shtetit, si Drejtore Drejtorie në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Mjedisit në formë “shërbimesh pune”, për të cilat numrin e ditëve dhe faturat për hotele-restorante i miratonte ish-ministri Mediu.

Gjatë kohës që Fatmir Mediu drejtonte Ministrinë e Mjedisit, i ka dhënë vajzës së saj, Marina Farës një fond për një projekt që e reja kishte nisur. “Rinia e Parqet malore,”-ishte emri i projektit por që kurrë nuk ka bërë asnjë zhurmë në media lidhur me çështjet që ka trajtuar për natyrën e Shqipërisë.