TIRANE, 30 prill 2013 – Banorët vazhdojnë të merren me pastrimin e shtëpisë, ndërsa Elona dhe Rikja ndodhen në oborr dhe bisedojnë për marrëdhënien e tyre në shtëpi dhe për lojrat e fundit që po bëjnë banorët. Elona fillon që të shpjegojë se përse dyshoi në një moment se Rikja po bënte një lojë me Edberin. Ajo i thotë Rikes se përse po kërkon me ngulm që të presë, lyejë apo stilojë flokët e banorëve dhe Rikja i përgjigjet “sepse më mungon shumë puna ime”.

Elona nuk kënaqet me përgjigjen e Rikes dhe më pas i thotë se ajo e di që Edberi po mundohet që të bëjë një lojë, por nuk e kupton se përse ai po i afrohet shumë Rikes. Rikja i thotë se dyshimet e saj e bëjnë të ndjehet keq sepse ajo është personi më i afërt për të. Elona nga ana tjetër i thotë se edhe për të Rikja është një ndër banorët që vlerëson më shumë në shtëpi.

“Mosbesimi yt, dyshimet e tua më bëjnë të ndjehem keq sepse ty të kam shumë xhan” i thotë Rikja Elonës. Elona i thotë se ajo thjesht po i shpjegon se thjesht po e sqaron se përse dyshoi tek ajo dhe shprehet “shpresoj vetëm që gjithçka të jetë dashur për lojë”. Ndërkohë që vajzat bisedojnë, dëgjohet zëri i Joanës në sfond dhe Rikja komenton “nuk ia dëgjoj dot zërin, nuk e duroj dot, më duket shumë histerike” dhe në këtë mënyrë vajzat flasin për Joanën dhe sjelljen e banorëve.

Rikja thotë se ndonjëherë mërzitet dhe një ndër arsyet është fakti se nuk mund të bëjë një sjellje tjetër vetëm për hir të lojës. “Ndjehem keq sepse nuk dal dot nga vetja që të debatoj e pastat të qesh me atë person” thotë Rikja, ndërsa Elona i thotë se ajo duhet të mundohet që të qëndrojë shumë stabël në sjellje, vetëm për hir të bashkëjetesës.
Kështu për një kohë të gjatë vajzat bisedojnë duke ndarë të njëjtat mendime për lojën dhe sjelljen e banorëve. Të dyja ndajnë pothuajse të njëjtat shqetësime. Fakti se si sillet Joana dhe disa banorë të tjerë në shtëpi, që edhe pse shajnë e ofendojnë njëri-tjetrin rëndë, harrojnë shumë shpejt dhe qeshin sikur asgjë të mos kenë ndodhur.

 

Elona:-“Sakrifikova karrierën për nënën time”

Elona ndodhet po në një pjesë të oborrit duke biseduar me Riken. Këtë herë Elona flet për nënën e saj dhe faktin se i është dashur që të sakrifikojë karrierën e saj për hir të saj.

Elona i rrëfen Rikes se pasi përfundoi shkollën për stilim, gjithçka po i shkonte shumë, shumë mirë. “Isha në kontakt me njerëzit e duhur, kisha gjithçka në rregull” thotë Elona pa thënë detaje dhe më pas shton “kur mora vesh se mami ishte e sëmurë me kancer, isha nisur për në New York sepse atje kisha një vend pune shumë, shumë të madhe”. Elona thotë se hoqi dorë nga gjithçka për hir të dashurisë që kishte për nënën. Elona thotë se ajo nuk është penduar aspak për këtë veprim, por shprehet “por koha nuk pret, mundësitë ikin në jetë dhe sot jam në fillim përsëri”.

Rikja i thotë Elonës se veprimi i saj është për t’u admiruar, por Elona thotë se i vjen keq vetëm për faktin se ajo sakrificë e saj, nuk është se bëri që nëna e saj t’i shpëtonte vdekjes. Elona këshillon Riken duke i thënë se ajo duhet të marrë vendime për veten e saj, pa i lënduar prindërit, por jo të sakrifikojë për gjëra të cilat nuk i dihet nëse do t’i ketë përsëri në jetë.
Rikja nis që të tregojë se ka një situatë me nënën e saj, por për të cilën nuk mund ta flasë brenda kësaj shtëpie.