Elton Metaj përmes një letre publike nga ambientet e paraburgimit, rrëfen në mënyrë kronologjike vrasjen e bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj, ku akuzon babin e saj si vrasësin kryesor.

Metaj deklaron se pas daljes nga burgu, ishte ribashkuar me Sabrina Bengaj dhe takoheshin vazhdimisht, madje kishin kryer dhe marrëdhënie seksuale, por se babai i saj ishte kundër dhe e detyroi të largohej.

Sipas tij, ish-vjehrri e ka kërcënuar disa herë dhe ai ishte drejtuar policisë dhe disa drejtuesve të saj për të denoncuar, por nuk ishte pranuar.

“Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”, përfundon letrën e tij Elton Metaj.