4 dhjetor 2014 – Gafat me simbolet tona kombëtare nuk kanë të mbaruar. Rasti më i fundit është shënuar në institucione të larta të drejtësisë, ku emblema e flamurit të Republikës së Shqiëprisë është vendosur përmbys.
Kjo foto është shkrepur në ambientet e brendshme të Gjykatës Adminsitrative, ku shqiponja dy krenare është vendosur kokëposhtë. Edhe në përkujtim të 70-vjetorit të Çlirimit në Shkodër, u shënua një tjetër incident ku shqiponja ishte vendosur horizontal në flamur.





