Teuta ka bërë mrekullinë në “Air Albania” duke mundur Tiranën në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Superiores.
Mjaftuan vetëm 10 minuta lojë që kapiteni i durrsakëve të zhbllokonte sfidën dhe të kalonte në avantazh ekipin e tij. Në minutën e 41’ të sfidës miqtë kishin mundësinë të dyfishonin rezultatin por Kallaku gaboi nga pika e bardhë e penalltisë pasi Bekaj e priti topin. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Teutës.
Bardheblutë e nisin shumë mirë pjesën e dytë me shumë raste. Në minutën e 69’ Ildi Gruda shënoi golin e dytë për ekipin por u anulua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 73’ pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Haxhiut Gruda ndëshkohet me të verdhë dhe largohet nga loja me të kuq. Tirana nuk mundi të përfitonte dhe i krijoi hapësirë rivalëve. Në minutën e 79’ Emiljano Vila shënoi sërish, duke i dhuruar fitoren ekipit.
Pas kësaj sfide, Teuta ngjitet në vendin e 6-të me 31 pikë dhe Tirana mbetet në vendin e parë me 40 pikë.