“Topin e lamë tek ‘Top’-i, këtu do të tregojmë lajme të vërteta në Real Story”.
Ky ka qenë komenti i shkurtër që ka bërë dje në mbrëmje në lajmet e “Vizion Plus”, gazetari Sokol Balla, i cili nis emisionin e tij të ri në këtë ekran televiziv.
Ai tha se qëllimi i vazhdimit të sezonit të tij nuk do të jenë lajmet scoop që qëmtojnë portalet, por gjetja e pse-ve për problemet që shtrojnë qytetarët.
Balla u largua nga “Top Channel” pas emisionit që bëri për ish-ministrin Saimir Tahiri, pasi prokuroria e akuzoi këtë të fundit për lidhje me grupin e Habilajve që trafikonin drogë në Itali dhe kërkoi arrestimin e ish-ministrit.





