23 shtator 2015 – Emisioni i famshëm italian ivestigativ “Striscia la Notizia” trajtoi mbrëmjen e djeshme truket që ka ndjekur “Top Channel” në edicionin e dytë të emisionit “Master Chef”.

Gazetari italian realizoi një kamera të fshehtë me fituesin Bleri Dervishi, në restorantin ku ai punon në Itali, i cili rrëfen gjithë mekanizmin që një nga programet më të shikuara shqiptare ka përdorur për të rritur audiencën. 

21-vjeçari tregon se të katër finalistët e “Masterchef Albania” ishin kuzhinierë profesionistë, gjë kjo që bie ndesh me formulën e programit i cili vë në konkurim vetëm të apasionuarit pas kuzhinës dhe jo shefat.

“Ishim të gjithë profesionistë. Unë kisha frikë se do humbisja, sepse ishim katër gjysmëfinalistë që punonim nëpër vende prestigjoze dhe unë isha më i riu. U ndesha me njërin që punonte në “San Domenico”, vend me dy yje,  një tjetër që punonte në “Alinea”, vend me tre yje në Amerikë, njëri që punonte te “Crippa” në Asti. Të gjithë e dinim për njëri-tjetrin që ishim kuzhinierë profesionistë,” shihet Bleri të thotë në video.

Kështu, ai e pranon vetë se ishte një shef kuzhine profesionist edhe pse në prezantimin që bëri përpara publikut shqiptar tha se ishte thjesht një larës pjatash.

Për më tepër shihni videon në këtë link: http://www.striscialanotizia.mediaset.it/

/S.L. portali DurresLajm/