Dy vëllezërit shqiptarë të cilët u arrestuan në mars të këtij viti në Itali me 32 kg kokainë dhe më shumë se 200 mijë euro cash, janë njohur me vendimin e Gjykatës për fatin e tyre.

Gjykata e Como-s, ka dhënë edhe dënimin përfundimtar për Qazim e Adi Norja përkatësisht 33 dhe 31 vjeç, me nga 9 vite burg secili.

Kokaina u zbulua në një apartament që përdorej nga vëllezërit, e ndarë në 29 paketime. Aty efektivët gjetën edhe paratë të ndara në maceta me nga 10 mijë euro. Në një nga paketimet e drogës, që sipas hetimeve vinte nga Holanda, ishte stampuar mbishkrimi “Duce”.

Vëllezërve iu sekuestrua edhe një makinë që “Opel Astra” të cilën ata e përdornin për trafik.