Të dielën e 25 prillit, shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të dhënë verdiktin e tyre për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme.

Që nga orët e para të mëngjesit, në qarkun e Durrësit pritet të jenë të hapura 460 qendra votimi, nga të cilat 319 QV janë në bashkinë Durrës, 54 QV në bashkinë Shijak dhe 87 QV në bashkinë Krujë.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, në qarkun e Durrësit votuan 150.553 persona ose 44.76% e qytetarëve me të drejtë vote.

Në bashkinë Durrës, 4 vite më parë, pjesëmarrja në përqindje e votuesve ishte më e ulët sesa në bazë qarku, pasi morën pjesë 101.596 votues, ose 42.15%.

Në Shijak votuan 15.861 votues, ose 45.68%, ndërsa në Krujë 33.096 ose 54.61%. ishte pikërisht bashkia e Krujës ajo që regjistroi pjesëmarrjen më të lartë në votime në qarkun Durrës.

Në total, PS mblodhi 73.066 vota ose 49.68% që u përkthye në 8 mandate, PD mblodhi 43.163 vota (4 mandate) ose 29.35% dhe LSI 21.941 vota (2 mandate) ose 14.92%.

Por kush janë personat kryesorë që do të administrojnë procesin e numërimit të votave në 6 KZAZ-të e bashkisë Durrës, Shijak dhe Krujë më 25 prill?

“DurrësLajm” po publikon më poshtë emrat e kryetarëve, zv/kryetarëve dhe të sekretarëve të 6 KZAZ-ve të qarkut (20,21,22,23,24,25), referuar të dhënave të marra nga faqja e KQZ-së.

KZAZ 20/ Pallati i kulturës Zyrë kati i parë, Krujë

Ledio Çela – Kryetar, PS

Klodian Merlika – Zv/kryetar, PD

Edmond Luli – Sekretar, PD

KZAZ 21/  Ish Këshilli Bashkiak Zyra e mbledhjeve, Durrës

Rustem Bici – Kryetar, PD

Edison Jonuzi – Zv/kryetar, PS

Ina Kaci – Sekretar, PS

KZAZ 22/ Pallati i Sportit ”Ramazan Njala” Zyrë kati i parë, Durrës

Shpetim Çiku – Kryetar, PS

Arben Kurmeka – Zv/kryetar, PD

Dorilda Mara – Sekretare, PD

KZAZ 23/ Shkolla 9- vjeçare “Marie Kaculini” Klasë mësimore, Durrës

Gentjan Spiru – Kryetar, PD

Denian Shytaj – Zv/kryetar, PS

Edlira Nova – Sekretare, PS

KZAZ 24/  Shkolla e mesme “Leonik Tomeo” Klasë mësimore, Durrës

Edlira Kertusha – Kryetare, PS

Ledja Shtufi – Zv/kryetare, PD

Sabah Jemishta – Sekretar, PD

KZAZ 25/ Rruga “16 Shtatori” Shkolla e mesme “16 Shtatori” Klasë mësimore, Shijak

Denis Duka – Kryetar, PD

Fatmir Koçi – Zv/kryetar, PS

Albiona Mehmeti – Sekretare, PS

M.B.