Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit” dhe si pasojë janë plagosur tre persona.

Mësohet se shtetasja Alketa Lazaj, banuese në Tiranë 46 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur e plagosur vetë ajo, nëna e saj, Vitori Lazaj, 70 vjeçe, si dhe kunati, Ardian Ahmetaj, 46 vjeç, banues në Itali.

Tre të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.