Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në zonën e Abano Terme në Padova, të cilët kishin vjedhur më shumë se 130 bizhuteri ari dhe argjendi.

Mediat italiane raportojnë se dy të arrestuarit janë Xhuljan Jakaji 24 vjeç dhe Artur Donaj 27 vjeç. Ata përdornin dy automjete të ndryshme, një Fiat dhe një Toyota, kur shkonin për të vjedhur shtëpitë.

Gjatë aksionit për arrestimin e tyre, autoritetet italiane gjetën disa prej bizhuterive të vjedhura nga shqiptarët. Ata ishin identifikuar falë kamerave të sigurisë së rrugëve dhe banesave. Vlera e sendeve të vjedhura shkonte më shumë se 2500 euro.