Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me plagosjen e dyfishtë tek ish-Parku i Autobusëve, në Tiranë, e ndodhur pasditen e sotme.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur dy të rinjtë Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela, të cilët janë qëlluar nga autorët pas një konflikti në rrugë.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.