Dy persona kanë rënë në pranga, pasi rrahën me sende të forta kushëririn e tyre pas një sherri për pronën.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit, Islam Xhelo, 57-vjeç  dhe Taulant Xhelo, 32-vjeç, të dy banues në fshatin Nartë Gramsh.

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur (babë e bir), u bë pasi në fshatin Nartë të Njësisë Administrative Skënderbegas Gramsh, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie dyshohen të kenë goditur me sende të forta shtetasin A.Xh., 37 vjeç (nipin dhe djalin e xhaxhait) duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.