Finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”, për zbardhjen e 7 vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë 3 muajve të fundit.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, bashkëpunëtorë për kryerjen e këtyre vjedhjeve, shtetasit Shkëlqim Çopa dhe Alfred Përshtaku.

Në kuadër të operacionit “Seven” u zbardhën 7 raste vjedhjesh, të kryera në Kavajë, gjatë periudhës prill-qershor 2023, si dhe u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar të tyre, konkretisht shtetasit Shkëlqim Çopa, 20 vjeç dhe Alfred Përshtaku., 29 vjeç, të dy banues në Golem.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në 7 banesa të ndryshme në qytetin e Kavajës, pajisje elektrike, mobilje dhe vegla pune.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kuti me çelësa mekanikë, gërshërë, kaçavida, 2 celularë dhe 2 motoçikleta me të cilat lëviznin këta shtetas.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasit Sh. Ç. dhe A. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.