Zbardhet konflikti i ndodhur një ditë më parë në ambientin e një karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot. Policia thotë se tre persona janë vënë në pranga.

Në sherr janë përfshirë një shtetas nga Kosova dhe dy punonjës të pikës së karburanti.

Qyteti nga Kosova ka dhunuar fillimisht dy punonjësit e karburantit për motive të dobëta dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që t’i përplasë duke u rrezikuar jetën.

Duke kryer këtë manovër kosovari është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit dhe i ka dëmtuar ato.

Skena e dhunës nuk ka përfunduar  me kaq. Dy punonjësit e karburantit më pas e kanë dhunuar kosovarin me shkopinj, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Aktualisht ai ndodhte në spital, por pa pasoja për jetën. Të arrestuarit janë  kosovari Xhevdet Mula dhe dy punonjësit e karburantit Kujtim Rusi dhe Nikoll Sokoli.