Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin  rrugor “Patos-Fier”.

Sipas informacioneve, një automjet tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba, 58 vjeç, punonjës policie, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç.

Për pasojë ka humbur jetë 58-vjeçari.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.