Një i burgosur është arratisur gjatë natës nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin Daut Laze, i datëlindjes 30.08.1976 lindur në Çorovodë, banues në Tiranë, arrestuar me datë 16.11.2021 për dhunë në familje.
Sipas informacioneve paraprake, i burgosuri ka qenë i shtruar tek dhoma e mjekimeve në burgun e Lezhës.
Gjatë natës është aratisur, ndërsa dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.
Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe ka hapur hetime për zbardhjen e rastit.
Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës së mundshme nga persona të tjerë.