Është arrestuar në Laç shtetasi Everest Aliu alias Everest Veseli, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Më datë 22 korrik të vitit që lamë pas, Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar 34-vjeçarin me 6 vjet, 5 muaj e 22 ditë burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa. Në muajin shtator të vitit 2014, ky grup ka kryer 12 vjedhje të tilla në banesa në provincën e Florences.
Sakaq pritet ekstradimi i 34-vjeçarit nga Shqipëria për në Itali.