Një 26-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është vetëdorëzuar këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës. Ai është Armando Marku, i cili kërkohej nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për veprën penale të vrasjes.
Marku akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool të Anglisë, ngjarje e cila ka ndodhur në vitin 2019. Në lidhje me këtë ngjarje, autoritetet britanike kishin lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar ndaj tij. Pas vetëdorëzimit, 26-vjeçari është shoqëruar nga policia. Ndaj tij të ndiqen procedurat ligjore përkatëse.





