Në vazhdën e operacionit policor të koduar “Illyricum”, të zhvilluar në Itali është vendosur në pranga një shqiptar, i quajtur Luis Egro 36 vjeç.

Hetimet kanë dalë në përfundimin se 36-vjeçari ishte pjesë e grupit të shpërndarësve të drogës. Ai u përgjua nga hetuesit para se të shiste 8 gramë kokainë për një festë të organizuar në brendësinë e një shtëpie në Aosta.

Luis Egro u ndalua në Saluzzo gjatë një kontrolli të zakonshëm policor, ndërsa ai ishte në makinë me familjen e tij duke u kthyer në Luginën Aosta. Ai akuzohet për posedim dhe trafikim të kokainës.

Më herët në pranga u vunë shtetasit Angjelin Lleshi, 30 vjeç, Amarildo Perloshi, 33 vjeç, Leonard Vishaj, 33 vjeç dhe Elton Beleshi, 39 vjeç, të gjithë të lindur në Shqipëri dhe banues në Aosta dhe Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, lindur dhe jeton në Aosta.