Dy grupe në Vlorë janë përplasur fizikisht ditën e sotme. Personat e përfshirë në konflikt janë zënë me grushte me njëri-tjetrin dhe ngjarja ka ndodhur pranë gjykatës.
Gjatë sherrit fizik, Armando Memshani është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në bordurë, e për pasojë ka humbur jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur detaje.