Dita e enjte nisi me një lajm të rëndë nga Tirana, pasi një grua 45 vjeçe u gjet e masakruar në kodrat e liqenit të Sharrës.

Trupi i saj ishte hedhur në ferra, ndërsa mjekët që kryen ekspertizën paraprake gjetën shenja dhune me mjete të forta si dhe 3 plumba.

Gruaja e vrarë është identifikuar si shtetasja Lirie Xhepa. Viktima është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, ndërsa ka dyshime se vrasja ka ndodhur në një tjetër vend dhe më pas trupi është hedhur në Sharrë.

Ndërkohë, pritet që të bëhen analiza të posaçme për të përcaktuar orën e vdekjes por grupi hetimor dyshon se gruaja është vrarë brenda 24 orëve të fundit.

Kanë qenë banorët e banesave pranë liqenit të Sharrës që kanë gjetur trupin dhe kanë njoftuar policinë.