Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 74-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pasi është përplasur për vdekje nga një makinë.

Viktima është identifikuar me emrin, Salie Gjonzelaj. Mediet vendase shkruajnë se e moshuara po kalonte rrugën në zonën e Granarolo dell’Emilia në Bonja, kur një makinë e ka përplasur për vdekje.

Trupi i saj përfundoi mbi një gardh nga përplasja e fortë dhe u gjet 12 orë pas aksidentit nga djali i saj, i cili po e kërkonte, pasi familjarët ishin shqetësuar për të moshuarën.

Viktima kishte përfunduar në një gardh, larg nga vend i aksidentit dhe për këtë arsye askush nuk e kishte vënë re. Ndërkohë shoferi i makinës 55-vjeç është arrestuar nga policia.

55-vjeçari italian, pasi ka përplasur gruan shqiptare, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka tentuar të largohet nga vend i ngjarjes. Por, ka qenë përplasja me një shtyllë elektrike që i ka dhënë fund arratisë së italianit.